×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një shqiptar i Malit të Zi, dyshohet për terrorizëm

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 10:42

    Njësiti FAST Kosova në bashkëpunim me njësinë speciale në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Interpoli ka arrestuar një person mbrëmë rreth orës 20:45.

    Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar nga Mali i Zi.

    I njëjti është i dyshuar për terrorizëm dhe dyshohet se ka ndihmuar dy persona për arratisje nga burgu në Maqedoni.

    Vlen të theksohet se “Fasti” i Policisë është njëri prej njësiteve më kredibile në Republikën e Kosovës.

    Me punë të besueshme dhe rezultate maksimale “Ekipi për kërkimin aktiv të të arratisurve” kanë arrestuar një numër të madh të personave të kërkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!