×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet polici kosovar, u kap duke vjedhur teksa kryente bastisje

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 17:15

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor. Ai po dyshohet se ka vjedhur gjatë një bastisje policorë të kryer sot.


    Polici i arrestuar, bëhet e ditur se ishte punonjës i stacionit policor në Graçanicë, shkruan Reporteri.net.

    “Arrestimi i zyrtarit policor (punonjës/hetues i stacionit policor Graçanicë në Prishtinë) është bërë sot rreth orës 14:00 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, nga neni 436 të Kodit Penal të Kosovës”, ka njoftuar IPK.

    “Lidhur me këtë rast IPK ka kryer bastisjen në dy lokacione (shtëpinë dhe zyrën e të dyshuarit), me ç’rast janë konfiskuar disa sende në cilësinë e provave materiale. Të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!