Është arritur marrëveshja për koalicion në Prishtinë ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se PDK-ja do të ketë nënkryetarin, katër drejtori dhe pesë ndërmarrje publike.
Ndër drejtoritë me të cilat do të udhëheqë Partia Demokratike janë ajo e Shërbimeve Publike, atë të Planifikimit dhe Urbanizmit, drejtorinë e Arsimit dhe të Kulturës.
Reporteri.net merr vesh vesh se nënkryetar i parë i Prishtinës, do të jetë Blerand Stavileci i PDK-së, ndërkaq Alban Zogaj do të mbetet nënkryetar i dytë.
Seanca e Kuvendit të Prishtinës pritet të vazhdojë, derisa pak minuta më parë Fehmi Kupina i LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para s’mjaftonin 25 votat. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.