Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth artikullit që doli dje në pah kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku bashkëautor është Kryeparlamentari i ri, Dimal Basha.

Limaj tha se se ai nuk është vetëm artikull por punim shkencor, duke shtuar se punime të tilla i kanë pasur në akuza kur ai është përballur me drejtësinë, shkruan Reporteri.net.

“Kjo është shumë serioze. Serioze o natyra, është punim shkencor. Unë kam qenë nëpër gjykata, punime të tilla shkencore ne i kemi pas në akuza të drejtpërdrejta nga organet ndjekëse për të forcuar argumentet e tyre ndjekëse ndaj luftës çlirimtare. Ai artikull fyen gjithë diasporën e Kosovës…Ai është artikull të ka shkatërru”, ka deklaruar Limaj.

Reklamë

Ai tha se i vjen keq që Basha vetëm sa për të publikuar një punim shkencor, e ka akuzuar vendin e tij.

“Mua më vjen keq që një shqiptar për ta publikuar një punim shkencor, vetëm për ta publikuar, ka fyer, ofenduar e rrënuar, shtrembëruar e ka akuzuar vendin e vetë, Kosovën”.

Ai përmendi edhe procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

“A e dini çka dmth sa jep besueshmëri kur një shqiptar bëhet bashkëautor i një akuze të tillë ndaj vendit tonë, kombit tonë”, shtoi Limaj.

I pyetur a duhet të inicohet shkarkimi i tij, Limaj tha se “ata që e kanë zgjedhur, duhet t’ia bëjnë vendin kësaj pune”./Reporteri.net

Reklamë