×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    As konsultat me Presidenten s’kryejnë punë, dështon konstituimi i Kuvendit për të 41’ën herë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:29

    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 41-të për konstituim, pavarësisht konsultave që u zhvilluan qe dy ditë me Presideten Vjosa Osmani dhe Aktgjykimit të Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur u ftuan për propozime, pati momente tensioni mes deputetëve të PDK’së, LDK’së dhe AAK’së dhe Kryesuesit Avni Dehari.

    Deputetja e PDK’së, Arbnora Salihu, iu drejtua Deharit duke i thënë “Mos e shkel Kushtetutën”. Ai i LDK’së, Alban Zogaj tha “Kërkojmë të ktheheni ë rendin e ditës, mos e shkelni Kushtetutën”. Asaj të AAK’së, Time Kadriajt iu ndërpre fjala në gjysmë.

    “Mikrofoni hapet vetëm për propozime, jo debatime”, tha Dehari.

    Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

    Në sallë ishin 99 deputetë.

    “54 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Ndërpritet për sot seanca. Shihemi më 05.07, në orën 11:00 sërish”, tha Dehari.

    E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!