Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka idenë nëse Ilir Deda me të cilin themeloi partinë nëse është pjesë e saj apo jo.
Ndërsa ka folur për procesin që po kalon partia të cilën e udhëheq, ajo ka thënë se Iliri duhet të flas vet.
“Kjo pyetje është mirë që t’i bëhet Ilir Dedës. Unë nuk mund ta them ketë. Ilir është mirë që çfarëdo mesazhi që ka të jap në organet e partisë”, ka thënë ajo.
Më pas ka treguar prej sa kohësh Deda nuk shkon në zyret e partisë.
“Iliri ka më shumë se tre muaj që nuk është duke ardhur në parti. Ne, nesër kemi një tubim dhe ai kish qenë mirë m’i thanë ato çka ka për t’i thënë. Se a është ai ende në Alternativë, lë të thotë vetë Iliri”, ka pohuar Kusari-Lila, për T7.
Ajo ka thënë se mospajtimet me Dedën kanë nisur në momentin kur po formohej ekipi i Kosovës për negociata me Serbinë por edhe për buxhetin. Sipas saj Deda ka vepruar kundër disa parimeve që ka partia.
Kryetarja e Alternativës më tej se partia do të vazhdojë aktivitetin, pavarësisht nëse Ilir Deda do të jetë pjesë e saj apo jo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.