×
  • Lajme
  • Lajme

    As viti 2021 nuk e gjeti Kosovën me liberalizim vizash

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 14:13

    Prej vitit 2009 qytetarëve të Kosovës u është premtuar liberalizimi i vizave. Kanë kaluar 12 vjet dhe kjo çështje mbetet aktuale, porse tash, politikanët duket se janë heshtur me premtime se do të ndodhë liberalizimi, shkruan Reporteri.net.

    Javë më parë, Komisioni Evropian edhe njëherë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta çojë përpara procesin e liberalizimin të vizave për Kosovën.

    Zyra për media e Komisionit Evropian, në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, ka kujtuar edhe njëherë se Kosova, i ka përmbushur kriteret e kërkuara, prandaj, kjo nuk ka ndryshuar pozicion rreth liberalizimit të vizave.

    “Komisioni Evropian konfirmoi në korrik të vitit 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende. Pas votimit të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje. Ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë para me heqjen e vizave për Kosovën”, u tha në përgjigjen e tyre.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha muajin e kaluar se Kosovës do të duhej t’i hiqeshin vizat në vitin e ardhshëm. Sipas tij, ka ardhur koha për një gjë të tillë.

    Kurti po ashtu ka premtuar se me qeverisjen e tij, do të punojë që të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët.

    Në vitin 2018 Komisioni Evropian ka konsideruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së heqjen e regjimit të vizave. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

    Nga Bashkimi Evropian nuk ka asnjë lëvizje drejt vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndonëse janë shpeshtuar thirrjet që kjo të ndodhë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!