Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia shqiptare. 

Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg ndërtesës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Reklamë

3 nga të arrestuarit janë Shqipëria ndërsa 2 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova.

I arrestuari Besnik Mujeci është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje. Partia në pushtet në Kosovë e ka konfirmuar se i dyshuari është aktivisiti dhe asamblisti i saj, me ç’rastë kanë njoftuar se kanë nisur procedurën disiplinore ndaj tij.

Publikohet një foto e asamblistit të LVV-së, që u arrestua për drogë në Shqipëri, me Ministrin Sveçla

Mësohet se droga sigurohej nga Kosova nga dy të arrestuarit dhe më pas shitej në lokalet në zonën ish-bllokut nga 3 të arrestuarit e tjerë.

Reklamë