×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i VV-së i numëron punët që nuk i kreu Shpend Ahmeti për tetë vjet në kryeqytet

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 12:23

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Vitia i ka numëruar punët që thotë se nuk i ka kryer tash ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë tetë vitesh qeverisje në Komunë.

    Vitia ka përmendur disa arsye që sipas tij, Ahmeti do të kujtohet, duke e radhitur të parën, siç shkruan ai “Shfrytëzimin e infrastrukturës organizative të VETËVENDOSJE!-s për të ardhur në krye të Prishtinës (v. 2013 dhe 2017)”.

    Ai tha se do t’i kujtojë edhe “Dështimet e realizimit të 100 Zotimeve të fushatës së 2017-s”.

    “Ai po ikën pa përfunduar shumë punë. Disa nga to si në vijim: Reforma e re e Transportit Publik; Përfundimi i Pishinës Olimpike; Renovimi dhe përfundimi i projektit të Pallatit të Rinisë; Themelimi dhe funksionalizimi i Spitalit të qytetit; Përfundimi i rrugës A; Përfundimi i ndërtimit dhe funksionalizimit të QMF-së në Veternik; Kiosqe të reja; Tregu i ri i Gjelbër; Tregu i ri i Ulpianës; Përfundimi i Parkingut te Fakulteti Filologjik; Përfundimi i Hartës Zonale; Ndarja dhe riciklimi i mbeturinave; Kartela e Prishtinës për pagesa të shërbimeve të ndryshme; Largimi i shitësve ilegal ambulant nga hapësirat publike; Çdo vit nga 4 parqe rekreativo-sportive në lagje; Linjat dhe kontratat e reja me operatorët privat të transportit të udhëtarëve; Stacioni i ri Qëndror i Transportit Publik; Programi “Rent a Bike” dhe krijimi i Rrjetit Primar të Shtigjeve të Çiklizmit; Shtegu i Biçikletave Gërmi – Badovc; Shfrytëzimi i tokave për prodhim dhe vende të punës; Rregullimi i statusit të tregut të makinave; Banimi i përballueshëm për punëtorët e sektorit publik; Shkollë dhe Çerdhe të re në lagjen Veternik; Testime objektive në rekrutim të stafit arsimor; Muzeu Ibrahim Kodra; Galeria e qytetit; Salla koncertale – shoebox; Funksionalizimi i teatrit të qytetit; Qendra Kulturore për të rinjtë – Ulpianë; Barazi në investime kapitale – 3 prioritete për çdo lagje; Përfundimi i 2 kolektorëve të kanalizimit – Mat & Kalabri; Reformimi i Kompanisë Regjionale Pastrimi që t’i përgjigjet nevojave të qytetit”, ka shkruar Vitia.

    Sipas tij, Vitia do të mbahet mend si “shembulli më i mirë i një dështaku në politikë”.

    Ahmeti, dje, në ditën e fundit si kryetar i Prishtinës, shkroi për të arriturat gjatë dy mandateve sa udhëhoqi me kryeqytetin.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe e kritikuan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!