×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë i vdekur e 8 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 15:00

    Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.

    Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933.

    Në total numri i rasteve aktive është 314.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!