×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, disa të infektuar

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 15:21

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit sa i përket koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19, ndërsa janë infektuar 8 qytetarë.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër Covid-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës. Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

    Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

    Në total numri i rasteve aktive është 314.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!