×
  • Lajme
  • Lajme

    “Assesi s’kthehemi”, por kthehen – Trajkoviç tregon për çfarë u kthye Lista Serbe në Kuvend

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 11:20
    Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç

    Njëherë i dorëzuan mandatet, ndërsa këtë të enjte kthyen me një deputetë më pak. Lista Serbe, së paku për tash, u gjet përsëri në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    I tërhoqën të gjithë serbët nga institucionet e Kosovës, vetëm për t’u kthyer vet përsëri.

    Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç, e cila përflitej të merrte një mandat në Kuvend kur, siç ishte thënë, nëntë deputetët tjetër të Listës Serbe të refuzonin mandatet.

    “Sapo jam informuar se Lista Serbe ka marrë 9 mandate të reja në Kuvendin e Kosovës për të penguar hyrjen time në të dhe për të mos lejuar që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfundimisht përfaqësues të vërtetë politikë”, ka shakruar Trajkoviç në Twitter.

    Ajo gjithashtu iu drejtua presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me pyetjen për ta shpejguar këtë “kthesë”.

    Kujtojmë se Lista Serbe, u dorëhoq nga Kuvendi i Kosovës me 10 deputetët e saj, pas ngjarjeve që nisën me zbatimin e vendimit qeveritar për targat e paligjshme serbe në pjesën veriore të Kosovës.

    Ata qenë zotuar se assesi nuk kthehen në institucionet e vendit pa u tërhequr vendimi për targat dhe pa themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Nuk dihet ende nëse kjo ka të bëjë me atë që u spekulua se është arritur një pajtim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për shtyrje të vendimit të targave dhe për kthim të serbëve në institucioneve.

    Zv/kryeministri Besnik Bislimi të mërkuren e ka mohaur se ka një pajtim të tillë. “Nuk pati asnjë marrëveshje në Bruksel”, ka thënë Bislimi për gazetarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!