Assesi t’u bëjë tamam pozicioni amerikan zyrtarëve serbë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilët një organizatë të tillë politike e shohin të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan Reporteri.
Madje veçanërisht problematike shprehen rreth asaj se ShBA nuk ushtron presion ndaj Kosovës për ta formuar Asociacionin sipas kërkesës së tyre.
Kryetari i [të ashtuquajturit] Komision për Kosovën në parlamentin serb, Milovan Dreçun, qëndrimin amerikan e quajti “kontradiktor”.
“Në njërën anë Amerika avokon për formimin e pashmangshëm të Asociacionit edhe pse nuk marrin hapa konkretë për ta detyruar Prishtinën dhe nuk është e pamendueshme që nuk mund ta bëjnë”, tha fillimisht Dreçun.
“Në anën tjetër, interpretimi amerikan rreth Asociacionit është që të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, që për neve është e papranueshme”, ankohet ai.
Këtë qëndrim amerikan, ky zyrtar serbë e sheh si “inkurajues për Kurtin që të mos e zbatojë atë”.
“Vuçiç ka absolutisht të drejtë kur thotë se ‘pse kemi negocuar nëse gjithçka do të duhej të kishte qenë në pajtim me kushtetutën e tyre’. Kurti i referohet faktit se Asociacioni nuk është në pajtim me kushtetutën e tij dhe kjo është kontradiktë e pozicionit amerikan”, shprehet Dreçun për “Kurir”, transmeton “Reporteri.net”.
Lëvizjeve të reja të Washington-it ndaj Kosovës, Dreçun i sheh mbi vlerësimet rreth asaj se si do të shpalosen drejtimet rreth procesit të dialogut.
“Ata dhanë një afat kohor 30 ditor që vetëm përzgjati zbatimin e vendimeve [të ashtuquajtura] të njëanshme të Prishtinës, por u shpjegua menjëherazi që kjo nuk do të thotë se ato nuk duhet të zbatohen”.
“Kjo tregon se në fakt duan të mënjanojnë krijimin e krizave që nuk mund t’i kontrollojnë, dhe kjo për neve është e rëndësishme, sepse Washington-i mund të ketë efekt qetësues mbi Prishtinës, që të mos kalohet në nivele konflikti me serbët, që do të çonte në konflikt të armatosur”, thotë mes tjerash ai / Reporteri.net