Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas publikimit të video-inçizimit të tretë ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq.

Deliu në reagimin e saj thotë se sa larg janë në gjendje me shku për pushtet sa i ankohen një politikani serb për Ramush Haradinaj, Abelard Tahirin, Uran Ismailin e Bekim Haxhiun.

“A jeni more në veti? Sa larg jeni në gjendje me shku për pushtet? Marre” shkruan Deliu.

Reklamë

Reagimi i plotë:

Dmth, shefja e Grupit Parlamentar të partisë ma të madhe në vend, që qeveris me këtë vend, po ankohet te një serb për një varg politikanësh shqiptarë, shumë prej tyre ushtar të UÇK-së e të plagosur në luftë.

Ma i mirë e ma të besueshëm Slavko e Millani se Urani, Ramushi, Abelardi, Bekimi e veteranët e luftës tonë?

A jeni more në veti? Sa larg jeni në gjendje me shku për pushtet? Marre !

Reklamë