Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë vlerësimin e pasqyrave financiare për vitin 2025. Komuna e Junikut ka marrë vlerësim maksimal duke u vlerësuar si model i menaxhimit të shkëlqyer financiar.

Të dhënat e auditimit tregojnë se komuna ka arritur të shpenzojë me sukses 84% të buxhetit të saj bazë (pa llogaritur donacionet) për projekte kapitale. Raporti po ashtu tregon përmirësim 100% nga viti paraprak.

Nga gjashtë rekomandime të dhëna nga viti paraprak, komuna ka arritur të zbatojë me sukses katër prej tyre gjatë këtij viti.

Reklamë

Në letrën e konfirmimit drejtuar ZKA-së, kryetari z. Ruzhdi Shehu ka konfirmuar pajtueshmërinë e plotë me gjetjet dhe zotimin për vazhdimin e punës së mirë.

Raportin e plotë mund ta LEXONI KËTU

Një theks të veçantë gjatë këtij viti ka pasur fokusi në rritjen dhe menaxhimin e investimeve kapitale, ku buxheti final për këto investime u rrit ndjeshëm.