×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Autoblinda, dhjetëra vetura, banesë e deri te restoranti – Kjo është lista e pasurive të konfiskuara të Radoiçiqit

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 20:03

    Sot ka ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në zbatim të këtij urdhëri, Policia e Kosovës sot ka sekuestruar shumë pasuri të Milan Radojçiqiti, kryekriminelit të veriut të Kosovës, i identifikuar edhe si udhëheqës i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar një listë të pasurive të Radojçiqit që u konfiskuan sot.

    “Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit. Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

    Sipas një liste që ajo e ka publikuar nga ai janë konfiskuar dikur 26 vetura, dy autoblinda të modifikuara, dy motorë.

    Sot, më 04.04.2024, zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar (AAPSK) kanë sekuestruar restorantin “Grey” që gjendet në Mitrovicë të Veriut e që po ashtu është pasuri e Radoiçiq.E konfiskuar ka mbetur edhe një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën ku edhe gjendet restoranti.

    Aksioni i Policië ka përfunduar pas orës 17:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!