×
  • Lajme
  • Lajme

    Aversioni i Osmanit ndaj Ramës, “në dëm të interesit të Kosovës”

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 14:34
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Autor: Xhezair Dashi


    Se presidentja kosovare Vjosa Osmani, ka njëfarë aversioni ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka qenë mjaft e qartë në një numër rastesh kur ajo edhe ka hequr këtë të fundit nga fotografitë e publikuara në rrjetet e saj sociale – në takime ku të dy rastisnin të jenë pranishëm.

    Që nga fjalimi i saj në Parlamentin e Shqipërisë, ku aludonte drejtpërsëdrejti Ramën, e te “mospërshëndetja jospeciale” për Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-it, e deri te skejimi larg Ramës në takimet me liderët rajonalë, distanca e Osmanit ndaj Ramës, ishte aty për t’u dukur.

    Racionaliteti shtetëror do të duhej ta vetëpërmbante Osmanit, por kjo e fundit nuk  frenoi të thotë atë që mendon për Ramën. “Shpëtimtar fytyre të Serbisë”, ishte cilësimi që Osmani për Edi Ramën, derisa e vlerësoi edhe si “apologjetik të Serbisë”.

    Por çfarë do të thotë një lëshim i tillë i vlerësimeve eksplicite të një kryetareje shteti ndaj kreut të një shteti tjetër, e aq më shumë të shtetit shqiptar?

    Presidentja Vjosa Osmani në asnjë rast nuk duhet të përdor gjuhë opinionistësh e as diskurs përplasës me burrështetasit e asnjë vendi”, thotë njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, në një prononcim për gazetën online “Reporteri.net”.

    Njohësi i çështjeve poltiike, Halil Matoshi

    E aq më pak ndaj Kryeministrit shqiptar”.

    Se si Edi Rama navigon me politikën e shtetit që udhëheq, Matoshi thotë se “Shqipëria si shtet sovran i ka edhe politikat e veta sovrane në marrëdhëniet ndërkombëtare të saj”.

    Rrjedhimisht, shprehet analisti kosovar, “nuk është roli i presidentes të korrektojë dhe të interferojë në ato politika”, derisa shton se “angazhimi për mardhënie të mira aq më tepër me Shqipërinë si aleate strategjike, duhet të jetë në fokus të politikës së jashtme të shtetit kosovar”.

    Është “në dëm të interesit të Kosovës”, vlerëson Matoshi, që “Presidentja është e orientuar armiqësisht ndaj disa shteteve e shefave të shteteve”.

    Kjo nuk do të thotë se nuk dallojnë interesat e dy shteteve, të Shqipërisë dhe Kosovës”, pohon Halil Matoshi. “Ne duhet të mësohemi me këtë fakt, porse duhet ruajtur aleancat strategjike të vendit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!