×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit e sheh shqetësuese mosmbrojtjen e të drejtave në vendet e punës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 13:58

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sot në konferencë për media ka vlerësuar se mbetet shqetësuese mos arritja e mbrojtjes së të drejtave në punë dhe sipas tij raste të tilla përbëjnë 12 për qind të numrit të ankesave që janë dorëzuar në këtë institucion gjatë këtij viti.

    Ai shtoi se qytetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me zvarritje të procedurave gjyqësore.

    Qelaj shtoi se gjatë këtij viti ka pranuar 1 mijë e 536 ankesa, raste këto në të cilat janë të përfshirë 2 mijë e 387 persona të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre.

    “Vendimi i gjykatës në shkallë të parë është aprovuar padia dhe padyshim ne e kemi pritur një vendim të tillë nuk kemi pritur një vendim tjetër sepse vazhdojmë me konsiderua çdo trajtim të pabarabartë të qytetarëve në këtë rast si diskriminues dhe si të kundërligjshëm dhe kundërkushtetues”, thotë Qelaj.

    Në një konferencë për media, Qelaj thotë vazhdojnë ta konsiderojnë diskriminues vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pagesën e rrymës në veri.

    Ndërsa lidhur me krizën energjetike në vend dhe vendimi ne qeverisë për mbështetje të KEK-ut, ai thotë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim veçse thekson se nëse konstatojnë që ka shkelje të të drejtave të njeriut do të reagojnë.

    “Sa i përket vendimit të qeverisë për subvencionim e KEK-ut që po ndodh ditëve të fundit, ne nuk kemi dalë me një qëndrim, padyshim që jemi duke e përcjell me kujdes situatën dhe krejt veprimet që i ndërmerr qeveria dhe nëse konstatojmë që këto veprime paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut padyshim që kemi për të reaguar, mirëpo gjithmonë konsideroj që këto raste forma më efikase e reagimit është gjykata sepse edhe ju e patë shkallën e zbatimit të rekomandimeve të avokatit të popullit, pavarësisht faktit që vërehet një rritje e zbatimit të rekomandimeve megjithatë shkalla e zbatimit mbetet e ulët”, u shpreh ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!