Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 28 tetor, ndërsa incidenti dyshohet se ka ndodhur një natë më herët.

“Me 28.10.2026, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Reklamë

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin në raportin e publikuar.