Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në Pejë, ku një viktimë e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur më 27 tetor, ndërsa është raportuar një ditë më vonë, më 28 tetor 2026.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, viktima, pas ekzaminimit mjekësor, është dërguar në strehimore.
“Më 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/