×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai rrahu vazhdimisht të birin e mitur, dërgohet në strehimore

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 9:40

    Një i mitur në Prishtinë është dërguar në strehimore pasi është rrahur vazhdimisht nga babai i tij.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar por më vonë është liruar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!