×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Bajrami: Kurti dhe VV po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëpusë raportet me SHBA-në

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 15:46
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ndërprerja e dialogut të planifikuar strategjik të Kosovës me SHBA-në është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit.

    Ajo tha se dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe partia e tij Kosovës është i pariparueshëm, ndërsa akuzoi atë se po çojnë përpara agjendën e Serbisë e Rusisë që Kosova të shkëpusë raportet e saj me aleatin strategjik të saj.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën. Albin Kurti dhe Vetëvendosje po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA-në. Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë. Rrugë të mesme nuk ka!”, ka shkruar ajo.

    Pak më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!