×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kurti s'i ka votat

    Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 12:18

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të votimit për qeverinë e re ka thënë se VV s’i kishte numrat ani pse kishte thënë që le të formohet Kuvendi se për këtë i kanë numrat, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    “VV nuk i pat numrat për të formuar qeverinë, përkundër faktit kanë potencuar se le të formohet Kuvendi se i kanë numrat. Ajo çfarë ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë që partia fituese po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mugnesës së paaftësisë së tyre për të formuar një koalicion”, tha Bajrami.

    “Vendit i është dashur një qeveri e ish partive opozitare, por e kemi potencuar që si kemi pasur numrat”, tha ajo.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!