×
  • Lajme
  • Lajme

    Ballkani i Hapur mund të kontribuojë në një marrëveshje Kosovë-Serbi, beson Hill

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 17:31
    Ballkani i Hapur

    Platformën rajonale të “Ballkanit të Hapur”, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka vlerësuar si potencialisht ndihmuese në zgjidhjen e çëshjtes mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Do të doja të shihja një marrëveshje të arrihej në kontekstin e arritjes së marrëdhënive shumë më të mira bilaterale, por edhe rajonale. Njëra prej gjërave që duhet të zbatohet në Ballkan është që vende të ndryshme të kuptojnë që kanë interesa të përbashkëta dhe të fillojnë t’i shqyrtojnë ato”.

    “Mendoj se Ballkani i Hapur i kontribuon kësaj dhe shpresoj që Ballkani i Hapur do të luajë roalin e saj në arritjen e një marrëveshje eventuale [mes Kosovës dhe Serbisë]”, ka thënë Hill për “Nova.rs”.

    Pyetur se a mendon se është realiste që të ketë sivjet një marrëveshje mees Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se kjo gjë u mbetet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë.

    Por, u shpreh ai, “do të shihja një marrëveshje ku asnjëra palë nuk është e detyruar, por kur të dyja palët e shohin logjikën e asaj”.

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, Ballkanin e Hapur e kishte vlerësuar si “ide veçanërisht rifreskuese”.

    “Konsideroj se është zhvillim tejet interesat në Ballkan. Është ide e vendeve që të takohet dhe të diskutojnë tema të ndryshme, që çështjet zgjidhin vetiu. Ballkani i Hapur më pëlqen veçanërisht për shkak se u krijua në Ballkan”, pati deklaruar në shtator, Christophher Hill.

    Është frymëzuese për shumë arsye, thoshte ambasadori, derisa shtonte se iniciativa është produkt i vendeve që kanë probleme dhe duan t’i zgjidhin ato.

    Diplomati amerikan thsohte se beson se “inicativa quhet [Ballkan] i Hapur, për një arsye specifike”.

    Kjo, për arsye qenë e hapur edhe ndaj vendeve tjera, besonte ai.

    “U mbetet atyre, dhe kjo është esenca e Ballkanit të Hapur, se a duan të hyjnë, se sa duan të marrin nga ‘menyja’ e saj, nëse duan diçka ‘a la carte’ (ekstra nga menyja) nga ato ide. Është një ide rifreskuese”, ka thënë ambasadori amerikan./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!