×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagon Kryeparlamentari

    Basha e pranon vendimin e Kushtetueses për masën e përkohshme, autorizon t’u shpërndahet deputetëve

    Reporteri
    05 Shtator 2025 | 15:03

    Kryeparlamentari Dimal Basha ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, pas kërkesës së Listës Serbe, shkruan Reporteri.net.

    Basha ka thënë se menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve.

    “Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkruar Basha.

    Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është vendosur nga sot deri më datën 30 shtator, ashtu që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!