×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagimi

    Basha Kryeparlamentar, ambasada gjermane: Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje të formojë institucionet

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 12:07

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën si Kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në reagimin e saj, Ambasada gjermane shpreson që Kosova tani të ecë përpara me formimin e institucioneve.

    “Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje për formimin e institucioneve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Dimal Basha është Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovosë. Ai mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.

    Propozimi për emrin e Bashës u bë për herë të dytë, pasi VV-ja e kandidoi atë edhe të dielën por që arriti të merrte vetëm 57 vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!