×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkimi Evropian thotë se Samiti i Berlinit shërbeu për përafrimin e Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 16:34

    Bashkimi Evropian, samitin e djeshëm në Berlin, e ka cilësuar si të rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

    Ka qenë zëdhënësja Maja Kocijançiq që ka thënë se takimet e Berlinit shërbyen për të afruar më shumë Prishtinën me Beogradin.

    “Takimi i djeshëm prodhoi sinjale të tjera të rëndësishme në mbështetje të dialogu më të angazhuar midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo është me rëndësi pasi ne mirëpresim çdo përpjekje që mbështet dialogun”, ka thënë ajo.

    Kocijançiq konfirmoi se takimi më i afërt mes palëve dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme Federica Mogherini, do të jetë ai në Samitin e Bërdo Brijuanit, që do të mbahet më 8 dhe 9 maj në Tiranë.

    Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi mbrëmë pasi përfundoi darka e liderëve bëri të ditur se më 1 korrik do mbahet një takim i radhës në Paris.

    Ndërsa takimin e Berlinit e ka quajtur tejet të rëndë, ku shtoi se “emëruesi i përbashkët i takimit ka qenë që jemi pajtuar të mos pajtohemi”. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!