×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Thaçi thotë se porosia e Samitit ishte: Jemi pajtuar që të mos pajtohemi

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 8:00

    Pas përfundimit të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, në konferencën e mbajtur për media, presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se ka qenë një takim jashtëzakonisht i rëndë, kurse ka pohuar se lajmi për liberalizimin e vizave është zhgënjyes.


    “Kosova ka theksuar shumë çartë se na duhet liberalizimi i vizave, dhe i kemi plotësuar kriteret. Kishte një paqartësi për liberalizimin e vizave, pasi është padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovën”, tha ai.

    Thaçi shtoi se rikonfirmuam zotimin për fqinjësi të mirë dhe normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kanë dëgjuar me vëmendje kancelaren Merkel dhe presidentin Macron.

    “Ky konflikt i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të tejkalohet dhe mundësia e vetme është dialogu. Nuk do të ketë dialog të kushtëzuar dhe dialogu duhet të ndodh në një proces normal për njohje të Kosovës”, tha ai.

    “Më 1 korrik do të mbahet takimi radhës në Paris me ftesë të presidentit Macron. Ku do të jenë edhe përfaqësuesit e BE-së”, tha Thaçi dhe shtoi se thelb i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë letra e presidenti Trump.

    Ai tha se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve dhe do të punojë me qëllimin e përfshirjes së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit në territorin e Kosovës. “Është një korrigjim historik i padrejtësive që kanë ndodh ndaj nesh. Nuk do të lejoj asnjë autonomi të serbëve në Kosovë. Këto ide janë të vdekura. Nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive, vetëm një asociacion që respekton Kushtetutën, që është një lloj OJQ-je”.

    Ai tha se vendosja e taksës ka qenë një propozim legjitim, ndërkaq në fund tha se emëruesi i përbashkët e takimit ishte “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!