×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim i policisë

    Bastisje në dy lokacione në veri, gjenden armë

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 18:03

    Policia e Kosovës ka bastisur dy lokacione në veri të Kosovës dhe ka gjetur armatim.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të ofrojë detaje të tjera për shkak të verifikimit të tyre.

    “Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me gjetjet”

    Ai ka shtuar se “janë zbuluar armë, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.

    Një aksion i ngjashëm me një të arrestuar ka përfunduar edhe të enjten në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Të dyshuarit i kanë gjetur granata dore e armë të tjera.

    Për këtë rast kishte njoftuar të enjten  ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    “Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!