Gazetari Baton Haxhiu para disa ditësh ishte në emisionin “OPEN” në Top Channel, ku foli për skenën politike të Shqipërisë.
Nëse atë ditë ai mund të quhej si “parashikues”, tani ai mund të quhet “Nostradamus”, meqë ia qëlloi një zhvillimi atje, shkruan Reporteri.net.
Haxhiu foli për futjen e Lëvizjes Vetëvendosje në politikën e Shqipërisë, e cila gjë u konfirmua sot nga vetë zyrtarë të kësaj partie.
“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”, kishte deklaruar Haxhiu.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje njihet për angazhim edhe në Shqipëri, ku kishte marrë pjesë në shumë protesta./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.