×
  • Lajme
  • Lajme

    BE bën huqje ndaj kryeministrit Kurti, i referohet si “Lider i Opozitës”

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 11:45

    Në mënyrë tejet problematike iu referuan Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në faqen e Komisionit Evropian në lajmërimin për takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, transmeton Reporteri.net. 

    Përveç se nuk iu referuan as si kryeministër e as si kryeministër i një shteti, atij iu referuan si lider kosovar me fusnotë, si dhe si Lider i Opozitës.

    “Takim bilateral me Albin Kurtin, Liderin Kosovar* të Opozitës”, shkroi KE-ja ku menjëherë shkruan pas se “shënjimi i fusnotës [*] nuk ia paragjykon statusin dhe është në linjë me Rezolutën 12/44 të KS OKB-së dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!