×
  • Lajme
  • Lajme / Akuzat ndaj emisarit evropian

    E përmendi Kurti, BE-ja i bie “pipit të filikaçës”, por në mbrojtje të Lajçakut

    Autor:Linda Ibrahimaj
    19 Shtator 2023 | 17:03

    I pari i Qeverisë, Albin Kurti ditën e djeshme në konferencë për media lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, lëshoi një sërë akuzash në drejtim të të Dërguarit Special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për “mbajtje ane të Serbisë” e koordinim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Kryeministri Kurti u shpreh se në takimin e fundit në Bruksel u gjend përballë një skenari të koordinuar nga Lajçak dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe sipas tij ishte qartë një pozicionim kundër Kosovës.

    Kreu i ekzekutivit tha se pasi ai kishte propozuar një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, presidenti serb dhe emisari evropian reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

    “Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari të cilin z. Lajçak. Dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë. Me 14 shtator pati një pozicionim të qartë kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar me goditjen e të ardhmes të Kosovë. Ose do të zbatojmë marrëveshjen në tërësi, ose nuk mund t’i zbatojmë ato që i do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk do të ec në një shteg të tillë. Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti para gazetarëve dje.

    Por, nuk mjaftoi me kaq, ai krahasoi Lajçakun edhe me një “refer” e “arbitër”, duke thënë se kur bëhen shkelje, referi reagon duke i rënë “pipit të filikaçës, por siç tha Kurti që një gjë e tillë nuk ndodhi nga Lajçak.

    Madje, i pari i Qeverisë tha se një gjë e tillë është padrejtësi ndaj Kosovës, dhe se sipas tij, është vetë emisari evropian ai që po e deformon procesin e Dialogut.

    “Ky deformimi i procesit të zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi që për bindjen time është fundamentale. Sa herë ka shkelje të marrëveshjes bazë, do duhej që arbitri referi t’i bie pipit të filikaqës, por nuk ka ndodhur, referi nuk ka thënë që kjo është shkelje. Cili është kuptimi që në merremi vesh për një tekst, dhe më pastaj me deklarata e shkelim dhe referi nuk reagon. Kjo është padrejtësi”, tha tutje Kurti.

    Por, për të gjitha këto akuza të Kryeministrit Kurti, Bashkimi Evropian sot i “ranë pipit të filikaçës” në mbrojtje të emisarit Lajçak.

    Peter Stano, zëdhënës i BE-së, sot në konferencë për media ka thënë se shtetet anëtare të BE-së e kanë bërë të qartë mbështetjen e tyre ndaj emisarit evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë Josep Borrell. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre”,  tha ai.

    “Kjo do të thotë se është një deklaratë e miratuar nga ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare. Dhe kjo deklaratë saktësisht nënvizon pritjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe si të ecet përpara në dialog”, tha tutje Stano, ndërsa u theksuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen pa vonesa dhe parakushte në zbatimin e marrëveshjeve.

    E përveç BE-së, edhe DASh i ka dalë në mbrojtje emisarit evropian, Miroslav Lajçak, pas akuzave nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Punën e Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi, Departamenti Amerikan i Shtetit e vlerësoi përpjekje të palodhur të tij.

    Në përgjigjen e dhënë për Zërin e Amerikës, u tha se mbeten të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë e partnerët e BE-së në presion e dialogut, ndërsa falenderuan emisarin evropian.

    “Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në përgjigjen e DASh.

    Takimi i 14 shtatorit, i cili ishte i teti me radhë në Bruksel, e pa asnjë rezultat, la ende në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pasi sipas Bashkimit Evropian, Kosova nuk ka plotësuar të gjitha kushtet për deeskalim të veriut, teksa përmendi dorëheqjen e katër kryetarëve atje, që sa më shpejt të mbahen edhe zgjedhjet./Reporteri.net/

    BE: Hapat e ndërmarrë drejt shtensionimit të situatës në veri të pamjaftueshme, masat ndaj Kosovës mbeten në fuqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!