Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festivalit ‘Mirdita, dobar dan’.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” zyra e BE-së ka shkruar se është zhgënjyese se si ky festival që mbahet që nga viti 2014, e që po ashtu është i financuar nga BE-ja, u ndalua të enjten.

Sipas BE-së, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit mes dy vendeve.

Reklamë

“Zhgënjyese kur mësova se festivali “Mirëdita, Dobar Dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e OSHC-ve ndërton ura ndërmjet popujve, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Beograd.

Ndryshe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Reklamë

Ndërkaq, urdhri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, ka shkelur Kushtetutën e Serbisë, thanë organizatorët e kësaj ngjarjeje, që përfaqësojnë skenën artistike bashkëkohore dhe kulturore të Kosovës.