×
  • Lajme
  • Lajme

    BE nuk jep një datë për hapjen e Urës së Ibrit

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 17:21

    Edhe pse ishte planifikuar që ura e Ibrit e cila ndan qytetin e Mitrovicës në veri dhe në jug, të hapej për qarkullim gjatë vitit 2017, kjo ende nuk ka ndodhur.


    Për më tepër nuk ka një datë të saktë se kur mund të hapet. Këtë nuk e di as Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e cila financon rivitalizimin e kësaj ure.

    BE tashmë thotë se punimet për hapjen e kësaj ure teknikisht janë kompletuar, por s’jep datë.

    “Punimet për rigjallërimin e urës kryesore dhe rrethinën e saj në Mitrovicë janë teknikisht të kompletuara. BE po punon me Beogradin dhe Prishtinën. Të gjitha marrëveshjet e dialogut duke përfshirë atë lidhur me urën kryesore duhet të zbatohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar Zyra e BE-së në Prishtinë për Indeksonline.

    Kujtojmë se më 4 mars të vitit 2017-të vetë përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, vizitoi urën e Ibrit në Mitrovicë

    Ajo atë kohë tha se ura do të jetë një simbol i raporteve të reja serbo-shqiptare.

    “Ura nuk do të shënojë më konfrontim, por do të bëhet simbol i një marrëdhënie të re mes shqiptarëve e serbëve,” deklaroi një vit më parë Mogherini. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!