×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    Befason deputeti: Spotet e këngëtarëve cenojnë sigurinë kombëtare

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 22:22

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për sigurinë kombëtare, duke thënë se siguria në Kosovë nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake.

    Ushtaraku që u bë pjesë e PDK-së, ka përmendur edhe një element që mund të vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.

    Sipas tij spotet e këngëtarëve dhe skenat erotike në to, janë cenim i sigurisë.

    “Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a? A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike? Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha në Frontal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!