Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me deputetin gjerman Peter Beyer, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, Beyer ka deklaruar se një Kosovë stabile, demokratike dhe me rrënjë të forta në Evropë është në interesin strategjik të Gjermanisë.

Ai ka theksuar se kjo kërkon përparim konkret në integrimin evropian të Kosovës dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Reklamë

“Në bisedë me ambasadorin e Kosovës Dr. Faruk Ajeti për perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë. Një Kosovë stabile, demokratike dhe me rrënjë të forta në Evropë është në interesin tonë strategjik. Kjo kërkon përparim konkret në integrimet evropiane dhe në procesin e normalizimit me Serbinë”, ka deklaruar ai.