×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha merret sërish me LDK-në, Abdixhikun e quan “jugosllav”

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:43

    Dy deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Bekë Berisha morën kritika për paraqitjet e tyre televizive nga deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.


    Ky i fundit ka veçuar disa nga deklaratat e tyre , teksa ka thënë ‘Është Kosovë e cubave kjo’.

    Margaritarë nga paraqitjet e  deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot: – “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”. – “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj” – “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”. Është Kosova e cubave kjo”, ka shkruar ai.

    Ndërsa, lidhur me këto akuza ka reaguar deputeti, Bekë Berisha.

    “Jam i befasuar me këtë qasje të Abidixhikut, duke e ditur se ai është një politikan i ri”, ka thënë ai për indeksonline.

    “Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri mu kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!