×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari me porosi për Organizatën e Veteranëve të Luftës

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 16:23

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari vlerëson se Organizata e Veteranëve të Luftës është një nga pasuritë përbashkëta si element i çmuar që është trashëguar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Reporteri.net.


    “Mbi këto vlera kjo organizatë duhet të qendrojë e palekundur në përkrahje të vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe popullit në përgjithësi, dhe assesi të bie pre e politikës, sidomos asaj ditore, por të vazhdohet mbi misionin fisnik të ruajtjes së trashëgimisë që na e la UÇK-ja, ashtu siç ishte para 20 viteve. Kjo ishte porosia ime në takimin që kishim me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, zëvendësministrin Abdyl Ymeri dhe kryetarin Ramiz Lladrovci, me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, në selinë e saj në Prishtinë”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!