×
  • Lajme
  • Lajme

    Beogradi nuk dëshiron Mal të Zi të pavarur e sovran, reagime në Mal të Zi për vizitën e kryepatriarkut serb

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 11:35

    Tentim për ta çliruar Malin e Zi nga të gjithë jo-malazezët, e quajti Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Malit të Zi, Milorad Popoviç, vizitën e Kryepatriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në qytetin e Herceg Novit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kryepatriarku Porfirije u prit nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, i cili i shtroi edhe darkë në Herceg Novi.

    Popoviç vizitën e Porfirijes e quajti “vizitë në kontekstin e të ashtuquajturës ‘denazifikim’ të Malit të Zi”.

    “Kjo pra, çlirimi i të gjithë Malit të Zi nga të gjithë jo-serbët, në këtë rast Boka,  ku nuk njihet kombi malazez dhe kroat”, i tha Popoviç gazetës malazeze Pobjeda, derisa shtoi se dy të tretat e trashëgimisë kulturore të qytetit janë të civilizimit katolik.

    Shkrimtari malazez shprehet i bindur se ekziston “një plan brutal sistematik dhe i elaboruar për shkatërrimin dhe asimilimin e gjithçkaje që ka të bëjë Malin e Zi”.

    “Ne duhet të përsërisim këtë edhe brenda Malit të Zi dhe jashtë, sepse Mali i Zi aspiron drejt BE-së, dhe BE bazohet mbi të drejtat e njeriut, individuale dhe kolektive”, tha ai.

    Por jo vetëm kaq. Aty ishte edhe ish-ambasadori serb në Mal të Zi, i shpallur non-grata nga autoritetet malazeue, Vladmir Bozhoviç.

    Beogradi zyrtar dëshiron të tregojë që Mali i Zi nuk ka veçori kombëtare dhe as kapacitete për të ndërtuar shtet të pavarur, vlerëson shkrimtari malazez.

    “Fatkeqësisht, kështu tregohet. Nëse një person non grata futet brenda territorit të Malit të Zi dhe paraqitet si ambasador, nëse Ministria e Punëve të Brendshme e lejon, nëse Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk e ka lajmëruar. Kjo përsëri tregon se Mali i Zi nuk është shtet i pavarur dhe sovran as në kapacitetet minimale”, tha Popoviç.

    Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Tanja Vujiçiç, përmes një cicërime në Twitter shkroi se “a nuk ka më ligje në këtë vend” referuar vizitës së ish-ambasadorit të padëshiruar në Mal të Zi.

    “Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, është në vizitë treditore në Mal të Zi, dhe këtë mëngjes shërbeu liturgji të shenjtë në Manastirin e Savinës. Mes besuesve ishte edhe ish-ambasadori serb, Vladimir Bozhoviç”, lajmëroi  zyrtarja malazeze.

    Së fundmi, kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviç tha se Bozhoviç është persona non grata dhe se kjo është ende në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!