×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq fajëson Kurtin dhe e BE-në për tensionet

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 10:03

    Lëvizjet e [ashtuquajtura të] njëanshme të Albin Kurti dhe papërgjegjësia e Bashkimit Evorpian nënshkrimi i së cilës qëndron mbi Marrëveshjen e Brukselit janë për t’u fajësuar për tensionet aktuale, tha kryeministrja serbe në largim, Ana Bërnabiq në televizionin Pink.

    Në prillit e vitit tjetër, tha Bërnabiq, mbushen dhjetë vite që nga marrëveshja për bashkësinë e komunave me shumicë serbe, “ndërsa Kosova vazhdon të mos e implementojë atë”, transmeton “Reporteri.net”.

    Marrëveshja për Asociacionit , sipas kryeministres serbe, “është shtylla kurrizore e të gjitha marrëveshjeve tjera”.

    “BE nuk mund t’i detyrojë ata ta formojnë [Asociacionin], prandaj topin na e gjuajnë në oborrin tonë. Këtë vit, Kurti mohoi të drejtat njerëzore të serbëve – për të votuar dy herë – për referendum dhe për zgjedhje”, tha Bërnabiq.

    Në lidhje me nevojën që Asociacioni të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, Bërnabiç e komentoi si “atëherë për çka kemi negociuar?”.

    “Ku është kompromisi këtu”, tha ajo. “Për çfarë kemi negocuar dhe pse është Marrëveshje e Brukselit”.

    “Po qe se është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë çdo gjë tjetër duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Serbisë, sipas të cilës Kosova është provincë autonome”, thotë ajo duke iu referuar reliktave politike të së shkuarës së Kosovës nën okupimin serb.

    “Merreni pra atë marrëveshje dhe hidheni poshtë, e na tregoni se sa shumë vlen nënshrkimi i BE-së”, tha ajo duke e akuzuar Brukselin.

    Madje, kryeministrin kosovar e akuzoi se po i bje “borive të luftës” dhe se prapa saj “po fshehet si politikan”.

    “Dhe simbas kësaj, ju e bëni luftën alibi për dështimet tuaja të tjera. Ne kemi shumë çfarë të humbasim, që nga 2014’a kemi qenë sitë e më sitë, kemi qenë buzë bankrutimit, nuk kemi pasur penzione me muaj, sepse dikush e udhëhoqi atë vend paraprakisht në atë mënyrë që i tërë progresi vëhet në pikëpyetje, dhe nëse ne s’e mbajmë paqen, çfarë do të humbasë Kurti, asgjë”, tha ajo.

    Në një përgjigje me shkrim për televizionin N1, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ndonëse bëri thirrje për zbatimit e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, tha se BE-ja nuk posedon asnjë mekanizëm detyrues për palët që të shtrëngojë implementimin e tyre, referuar Asociacionit, shkruan “Reporteri.net”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!