×
  • Lajme
  • Lajme / RTK

    Besnik Boletini rizgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 19:22

    Besnik Boletini është rizgjedhur si kryetar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

    Boletini bashkë me Arta Berishën janë zgjedhur anëtarë të Bordit të RTK-së me mandat shtesë 3-vjeçar.

    Në mbledhjen e Bordit të zhvilluar me datë 18 mars 2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit të RTK-së, anëtarët e Bordit kanë rizgjedhur për kryetar të Bordit të RTK-së Besnik Boletinin për një mandat shtesë”, ka njoftuar RTK-ja.

    Sipas njoftimit, Boletini ka qenë në këtë detyrë për një mandat 2-vjeçar deri në dhjetor 2023, kur mandati i tij ka përfunduar. Duke filluar nga data 18 mars 2024, Bordi i RTK-së do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e Boletinit si kryetar, ndërsa Albulena Mehmeti do të vazhdojë të mbajë pozicionin e nënkryetares.

    “Prioritet i Bordit të RTK-së do të mbetet mbikëqyrja transparente e punës së RTK-së në drejtim të reformave administrative dhe programore. Bordi i RTK-së shpreh falënderim për besimin e Kuvendit të Kosovës në punën e Bordit, dhe premton që do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e misionit të RTK-së në shërbim të publikut të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!