×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK largon një imam për nxitje të urrejtjes, Hoxha thotë se ata nuk e linin të dilte në media

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 21:34

    Bashkësia Islame e Kosovës e suspendoi hoxhë Drilon Gashin me arsyetimin se po nxitë urrjetje dhe përqarje mes komunitetit mysliman, por ky i fundit thotë se këtu ka gisht edhe kryeimami i Pejës, Enes Goga dhe se nuk e linin të fliste në media.

    Drilon Gashi që ishte imam në xhaminë e Vitomericës në Pejë, të premten u zëvendësua nga kryeimami i Pejës Enes Goga.

    “Jam akuzu që kam dal në media dhe qëllimi është që me mi ndal këto media dhe mos me më lanë me fol”, raporton klankosova.

    Ai thotë se Enes Goga nuk e simpatizon dhe se kishte presion nga ai, por ky i fundit nuk i ka refuzuar të flas për këto akuza.

    Ndërsa BIK i kishte dërguar edhe vëretje me shkrim, ku ndër tjera thuhej se “I përmenduri gjatë muajit të Ramazanit të vitit 2018, gjatë faljes së namazit të taravisë nuk i ka lidhur duartë conform shkollës juritike hanefite”, thuhet në vëretje.

    Por, sipas xhematit të intiervistuar, ata mendojnë që hoxha i suspenduar duhet të kthehet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!