×
  • Lajme
  • Lajme

    Biserko: “Hill është në Beograd që të zgjidhë çështjen me Kosovën dhe të margjinalizojë Rusinë”

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 15:28
    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko

    Christopher Hill erdhi ambasador në Beograd për t’i dhënë fund çështjes me Kosovën dhe për të margjinalizuar Rusinë në rajon, vlerësoi Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko në një podcast të medias malaziase “AntenaM”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Këto janë dy prioritetet e mandatit të tij si ambasador në Serbi, vlerësoi aktivistja serbe, Sonja Biserko. “Qëllimi themelor është kthimi i Serbisë drejt Perëndimit”, u shpreh ajo.

    Megjithatë, Biserko thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “nuk do të sakrifikojnë” Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe sistemin vleror “për hir të ripajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve”.

    Duke komentuar rreth opinioneve se Departamenti amerikan i Shtetit është i gatshëm “të inkorporojë” Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, “për hir të ripajtimin shqiptaro-serb”, Biserko thotë se këto janë spekulime.

    “Mendoj se Amerika zyrtare nuk është e gatshme për këtë. Ka shunë shenanigans (manovrime të fshehta) dhe vendime jo-transparente për neve që po shikojmë nga anash”.

    “Serbia nuk ka hequr dorë nga Mali i Zi, dhe për aq sa është e përfshirë Rusia, për ta është shumë e rëndësishme si pjesë për t’u afruar në Ballkan, mbi të gjitha për të dalë në Detin Adriatik. Ata tashmë e kanë siguruar prezencën në Mesdhe përmes Sirisë. Por, Mali i Zi është tejet i rëndësishëm për Perëndimin dhe ata s’do ta japin aq lehtë për arsye strategjike”, tha Biserko.

    Biserko thekson se po jetojmë në një kohë gjeopolitike intensive.

    “Primar është gjeopolitika, ku, kë, sa kohë po hedh? Kur kjo të zgjidhet, atëherë gjërat e radhës do të vijnë në rregull”.

    Kisha e Serbisë është në simfoni me projektin e “Botës Serbe”

    Duke komentuar deklaratën e patriarkut serb Porfiri se kufijtë nuk janë të përjetshëm, Biserko thotë se Kisha e Serbisë nuk i ka njohur asnjëherë kufijtë e Avnojës.

    “Ata e shohin shtetin serb ku jetojnë serbët, pra janë në simfoni me projektin shtetëror të botës serbe. KOS nuk është një organizatë shpirtërore por një organizatë politike dhe paramilitare që ka për detyrë të realizojë projektin e botës serbe”.

    Biserko konkludon se Beogradi në Mal të Zi nuk dëshiron zgjedhje të reja dhe se si Moska ashtu edhe Beogradi, me çdo kusht, duan të mbajnë Qeverinë e shumicës parlamentare nga 30 gushti 2020./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!