×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i AAK-së e pranon se Qeveria Kurti u votua sepse populli “u lodh me qeverisjet e 20 vjetëve të fundit”

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 23:21

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë, në krye me Albin Kurtin, duke e quajtur të pazot, meqë thotë se ka dallime të mëdha nga ajo që flet dhe menaxhimi që bëjnë ministrat e tij.

    Megjithatë, Tahiri në Rubikon u inkuadrua në temën ’20 vjet keqqeverisje’, duke pranuar se Kurti fitoi 50% të votave, jo me program qeverisës, por për shkak të lodhjes së popullit të Kosovës në 20 vitet e fundit.

    “Albin Kurti edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë mbi 50%, që nënkupton çdo i dyti shqiptar i Kosovës e ka votu Albin Kurtin, jo për shkak se qytetarit të Kosovës i ka dhënë një ofertë programore të detajuar, apo një vizion të saktë se si do të ndodhë, mirëpo qytetari i Kosovës u lodh me 20 vjet qeverisje. Ka qenë situata kur njerëzit më kanë thanë: ‘Besnik, gjithçka lyp, veç votë mos më lyp se po duam ndryshim”.

    ”Këta kanë marrë votë për shkak se populli i Kosovës u lodh [në këto 20 vjet]”.

    Gazetari Adriatik Kelmendi e pyet Bislimin “Pra, ju po e pranoni?”, derisa ai iu përgjigj, ”E pranoj, e them këtë se këtë e di populli”.

    ”Kjo është diçka që është e ditur. Elementi tjetër, kjo qeveri, në secilën temë ka neglizhu. Në seancën e parë, në fjalimin e parë, i kam thënë ‘o kryeministër, të ka kapë qejfi që i ke fitu 50%, edhe arroganca është n’top’. Dhe filloi me ju shitë mend edhe nëpër botë, se si bëhet politika, një javë ditë qëndroi në Greqi, në një forum, një kryeministër – ju lutem! Nuk po flas për vend të shtrenjtë, është e drejtë e tij, rrin gjithkush”.

    ”U ballafaqu me kriza, me pandemi, me sindikata. U pa që është totalisht i pazot. Në fakt, ka një hendek të madh mes asaj që e flet kryeministri dhe menaxhimi i qeverisë. Besomni që kur vijnë ministrat, janë totalisht të paorientuar në temën që e kanë. Është qeveria parlamentare që ka miratu më se paku ligje, a është qeveria me më së shumti vota”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!