×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Me samitin e sotëm në Berlin, historia po merr një kthesë interesante

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 18:53

    Për filozofin Blerim Latifi, Samiti i sotëm i Berlinit, tregon se po fillon epoka e politikës franko- gjermanë.

    Ai shkruan në Facebook se qëllimi i parë i samitit të tillë, është që ‘problemet e Evropës të futen nën kontrollin franko –gjerman’.

    “Epoka e vendimmarrjes konsensuale të Bashkimit Evropian duket se po merr fund. Epoka e politikës franko-gjermane po fillon. Qëllimi i parë: problemet e Evropës të futen nën kontrollin franko-gjerman. Historia po merr një kthesë interesante”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se kancelarja Angela Merkel deklaroi në një konferencë për media se është e nevojshme të punohet drejt gjetjes së mundësive lidhur me çështjen e Kosovës, për të cilën ka theksuar se duhet një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët.

    “Jemi të përkushtuar për perspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit, por kjo s’ka të bëjë me zgjerimin. Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit. Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte”, pohoi Merkel.

    Kurse i pari i Francës ka kërkuar nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, që të heqin dorë nga emocionet. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!