×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi mohon se ka punësuar mbesën në Kuvend, thotë se janë shpifje

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 15:08

    Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit, ka demantuar raportimet e disa mediave se ka punësuar në Kuvend mbesën e tij.


    Sipas filozofit Latifi, personi i përmendur në tekst se është punësuar në Kuvend, nuk është mbesa e tij.

    Ai ka sqaruar se ka dy mbesa por të dyja janë të papuna dhe se e apostrofuara Bukurie Rukolli nuk është mbesa e tij.

    “Kjo është një gënjeshtër absolute. E theksoj, absolute. Unë kam vetëm një motër, e cila jeton në Drenas. Ajo ka dy vajza. Asnjëra prej tyre nuk është e punësuar, edhe pse të dyja janë me fakultet. Është për keqardhje në çfarë gjendje kanë ardhur një pjesë e mediave tek ne, duke botuar lajme pa marrë as mundimin minimal për t’i verifikuar ato”, ka shkruar Blerim Latifi në facebook.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    Reagim
    Një gënjeshtër absolute

    Të përballur me reagimin plotësisht të arsyeshëm të publikut, ata që janë duke bërë krimin me punësimet e paligjshme në PTK, në mënyrë që të relativizojnë maskaradën e tyre kanë filluar të shpifin kundër të tjerëve. Duan të relativizojnë këtë maskaradë me idenë se të gjithë janë njësoj, prandaj askush nuk mund të akuzoj askënd. Portalet e afërta me ta, kanë marrë përsipër të kryejnë këtë punë të ndyrë shpifjesh. Kanë publikuar një lajm të rremë se gjoja unë kam punësuar mbesën time në Kuvendin e Kosovës. Fjala është për Bukurie Rukollin. Kjo është një gënjeshtër absolute. E theksoj, absolute. Unë kam vetëm një motër, e cila jeton në Drenas. Ajo ka dy vajza. Asnjëra prej tyre nuk është e punësuar, edhe pse të dyja janë me fakultet. Është për keqardhje në çfarë gjendje kanë ardhur një pjesë e mediave tek ne, duke botuar lajme pa marrë as mundimin minimal për t’i verifikuar ato. Këto media ende janë në nivelin e para 100 viteve, kur Mitat Frashëri i përshkruante gazetat si pasqyrë ditore e kafeneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!