×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Zogu nuk i kurseu plumbat për shqiptarët, por asnjë nuk e shkrepi kundër italianëve

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 12:35

    Profesori universitar, Blerim Latifi me rastin e 80-vjetorit kur Italia e sulmi Shqipërinë, ka shkruar se si mbeti Zog mori pjesën e luanit nga buxheti i shtetit dhe ia mbathi ku sytë këmbët.


    Latifi shkruan se Zogu ishte një sundimtar që kurrë nuk pati dilema nëse duhej kursyer plumbat për kundërshtarët e tij politikë, tani nuk ishte në gjendje të shkrepte një plumb të vetëm për vendin e tij.

    “Pasojat e ikjes së tij mjerane ende determinojnë jetën e shqiptarëve. Ikja e tij la pas boshllëkun të cilin e mbushën komunistët, të dirigjuar nga emisarët e Titos. Po të qëndronte dhe të organizonte rezistencën kombëtare, Shqipëria që në 1945 do të ishte me fituesit perëndimor të luftës dhe historia e kombit shqiptar do të rrjedhte krejtësisht ndryshe. Gabimet e mëdha historike peshojnë mbi jetën e dhjetëra gjeneratave. Prandaj nuk falen!”, ka shkruar Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!