×
  • Lajme
  • Lajme / Lëvdatat e Sekretarit amerikan

    Blinken: Osmani ka qenë vendimtare për lansimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Reporteri
    09 Korrik 2024 | 20:21

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbajtur të marten një fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Blinken në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

    “Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij.

    Presidenca e Kosovës ka publikuar këtë pjesë të fjalimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!