×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokimi i KQZ-së nga Presidenti, Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 17:38

    Deputetët do të mblidhen edhe të mërkurën për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme, por këtë here për të diskutuar për gjendjen në të cilën gjendet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


    Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit njofton se seanca do të nisë në ora 10:00, me pikë të vetme të rendit të ditës “debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti”.

    Është opozita kosovare, konkrtisht LDK dhe Vetëvendosje që po e akuzojnë presidentin Thaçi se po synon ta shkatërrojë KQZ-në, trasnmeton Reporteri.net.

    Presidenti Thaçi mbi 1 vit që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare e ka lënë pa mandat KQZ-në, pasi vendosi të kërkojë interpretim ligjor në Gjykatën Kushtetues të Kosovës, se si të ndahej hisja e subjekteve politike në KQZ.

    LDK e VV kanë kërkuar nga Thaçi që t’i emërojnë nga dy anëtarë, emrat e të cilëve tashmë janë në zyrën e tij, ndërsa kreu i shtetit kërkon që këto parti të kenë vetëm nga një anëtar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!