×
  • Lajme
  • Lajme / FOTO

    Bombat e Luftës së Dytë Botërore zbulohen gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 18:23

    Tri bomba gjermane të llojit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur të martën gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.

    Të njëjtat do të demolohen sipas planifikimeve, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!